Një prift në kishën katolike në qytetin e Rjekës në Kroaci, ka rrëfyer se ka abuzuar me 13 djem të mitur, ku për pasojë është shkarkuar nga detyra.

Mate Uzinic, shërbente si kryepeshkop i Kishës Katolike dhe jepte mësim në Fakultetin e Teologjisë në Rjekë. Ai rrëfeu se kishte abuzuar seksualisht me 13 djem të moshës 6 deri në 13 vjeç.

Abuzimet seksuale kanë ndodhur gjatë segmentit kohor 1987-1994.

“I kërkova Atit tonë të Shenjtë që të më lironte nga detyra për shkak të mëkateve që bëra në rininë time. Mëkatet që bëra nuk i përshtateshin detyrës sime. Unë nuk fajësoj të tjerët për mëkatet e mia. Unë jam përgjegjës për gjithçka. Më vjen shumë keq edhe për fëmijët që kam lënduar, dua që ata të më falin dhe Zoti t’i shërojë plagët që kam shkaktuar”, thuhet në letrën e priftit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: