NGA: AURORA KOROMANI* TIRANE- Ushtronin prostitu cion në një nga hotelet e kryeqytetit, prangoset e reja dhe tutorja e saj. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Dërrasat”, 55- vjeçaren Z.Sinani dhe 28- vjeçaren N.K., të dyja banuese në Tiranë. Ndërkohë, mësohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, 57- vjeçarin S.B. dhe për klientin 64-vjeçar, F.M.. Sektori kundër Trafikut në Policinë e Tiranës po punon për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe thellimin e hetimeve nëse në këtë rrjet ka pasur persona të tjerë të implikuar apo jo.

DËSHMITË
Burime pranë policisë së kryeqytetit sqarojnë se vajza që shfrytëzohej si prostitutë u kap në kushtet e flagrancës, teksa ka qenë në dhomën e hotelit me 64- vjeçarin, F.M. Pas arrestimit të saj, u kap edhe 55-vjeçarja Z.Sinani, e cila ishte tutorja e vajzës së re. Policia për këtë rast mori në pyetje edhe pronarin e hotelit në rrugën e Durrësit, S.B., por ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni se çfarë bëhej fjalë, pasi dhoma ishte prenotuar nga 55-vjeçarja, por pa e ditur se për çfarë do e përdornin.

Forcat e policisë kanë marrë në pyetje edhe vajzën, e cila ka sqaruar gjatë dëshmisë së saj lidhjet me tutoren dhe pagesat që merrte për çdo rast që kryente marrëdhënie me klientët e saj. “Klientët m’i gjente Z. Kam shkuar edhe me të moshuar, edhe me të rinj, edhe me biznesmenë. Pagesat që merrja ishin nga 5-15 mijë lekë të reja, varej nga klienti dhe nga ora që kaloja me klientët. Meqë klientët i gjente Z., pjesën më të madhe të lekëve i merrte ajo, unë merrja vetëm 40 për qind të shumës. Ajo më detyronte që të shkoja me klientët”, ka deklaruar 28-vjeçarja para uniformave blu.

(ed.me/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb