Jeta e Faustino Asprijasit nuk ka qenë kurrë pa ngjarje. Një nga shumë episodet që e ka parë protagonist ish-sulmuesin që shkëlqeu në Serinë A me fanelën e Parmës, kolumbiani e ka rrëfyer për dokumentarin “Faustino i Madh”, i transmeruar nga “Telepacifico”. Pas një përplasjeje që pati me portierin e famshëm paruguajan, Hoze Shilavert, gjatë një ndeshjeje eliminatore në vitin 1997, Asprija u kontaktua nga një trafikant i njohur, i njohur për ekzeutimet e tij në Kolumbi.

Asprija dhe Shilavert u ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes mes protestave të ashpra të publikut. Për këtë arsye, dikush pati idenë e çmendur për të eliminuar portierin. Bëhej fjalë për një trafikant i njohur me pseudonimin Hulio Fiero, që e takoi sulmuesin në hotel. “Kemi nevojë për autorizimin tënd që të vrasim Shilavertin”, i tha trafikanti, ndërsa Asprija i tronditur iu përgjigj: “Je i çmendur? Në futboll çfarë ndodh në fushë i mbetet fushës”… Mesa duket, sulmuesi i ka shpëtuar jetën portierit!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb