Marrëdhënia e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit ka patur gjithmonë ulje-ngritje. Pika më kulminante i takon vitit 2019, kur futbollisti me origjinë shqiptare hoqi shiritin e kapitenit të Gooners, pas një zëvëndësimi.

Tifozët nisën të fishkëllenin kundër Xhakës, i cili u bëri shenjë me ironi që të fishkëllenin akoma më shumë. Këtij episodi, ai i është rikthyer sërish dhe pranon se për këtë arsye, ka qenë pranë largimit nga Arsenal.

 

Fef
Fef

“Kur mbyll sytë tani, unë ende mund të shoh fytyrat e tyre. Unë mund të shoh zemërimin e tyre. Pasaportën e kisha gati. Unë, pothuajse, e kisha mbyllur me Arsenalin por gjërat ndryshuan” – tha ai.

 

29 vjeçari shtoi: “Ne nuk i takojmë kurrë ata, nuk kemi kurrë bisedime me ta. Ata vetëm na shohin në fushë, për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si ushtrojmë më parë. Ata nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë këtë. Nëse e ke ndonjë problem në familje, as këtë s’e dinë, shumë detaje s’i dinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb