Një grup misionarësh amerikanë dhe anëtarë të familjes së tyre, përfshirë dhe fëmijë, raportohet se janë rrëmbyer nga një bandë në afërsi të Port-au-Prince të Haitit.

Dyshohet se 15 persona janë rrëmbyer teksa kanë qenë pranë një jetimoreje.

Deri më tani dihen pak detaje nga ky rrëmbim, ndërsa në Hait, fenomene të tilla janë shtuar së shumti kohët e fundit.

Rrëmbyesit marrin peng persona me qëllimin që të përfitojnë para nga shpërblimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb