Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, GJKKO ka liruar nga qelia Bajram Hajrin, babain e Altin Hajrit duke i ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Bajram Hajri u arrestua dy javë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamzë.

Ai u arrestua bashkë me Olsi Turjen, Leonard Hajrin dhe Elton Hajrin. Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokati i tij Arben Hoxha i bëri kërkesë Gjykatës për ndryshim mase me argumentin se 65- vjeçari është i moshuar dhe i sëmurë.

Ndërkohë djali i tij Altin Hajri mbetet në kërkim nga autoritetet policore si organizator kryesor i veprimit të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Pas rrëmbimit pasditen e 17 janarit Jan Prenga u dërgua me furgon në resortin Altin Hajrit në Shijak që tashmë është sekuestruar nga OFL bashkë me një karburant dhe një vilë të tijën.

Shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës erdhi pas një bllokimi ngarkese në Angli nga i vëllai Astrit Prenga që ishte e një tjetër shqiptar, Dritan Rexhepi që ndodhej në burgun e Ekuadorit dhe porositi rrëmbimin e Jan Prengës.

Prej asaj dite trupi i Jan Prengës nuk është gjetur më teksa në pranga kanë rrënë dhe Festim Bexhdili dhe Ardian Docaj kurse në kërkim janë Gentian Docaj, Artan Docaj apo Aldo Majnishta që dyshohet se rrëmbyen fizikisht Prengën dhe e torturuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb