Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

Gjykata tha se ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës dhe Gëzim Shullani.

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK.

Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”,  thuhet në leterporosi.

Kush janë të pandehurit për zhdukjen e Jan Prengës:

Dritan Rexhepi

Gentian Doci Funiqi

Aldo Majnishta

Geraldo Martini

Korado Geshtenja

Martin Bleta

Aldo Docaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: