Komandanti i një grupi privat të luftës së presidentit rus Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin i njohur edhe si dezertor i grupit Wagner, duket se po planifikon marrjen e pushtetit.

Progozhin përpara se të mbërrinte në Francë ku edhe ka kërkuar azil ka qenë themelues i grupit Wangner dhe njihej për reputacionin e tij brutal.

“Prigozhin është një njeri shumë i rrezikshëm që nuk duhet nënvlerësuar,” thotë 56-vjeçari, i cili punoi për Wagner në Shën Petersburg pasi luftoi për grupin në Siri, ku është akuzuar për mizori si pjesë e mbështetjes së Kremlinit.

“Ai është shumë i pamëshirshëm, i zgjuar dhe mendon në një shkallë shumë më të madhe se njerëzit e tjerë. Ai mund të jetë simpatik, por mund të jetë i pasjellshëm.”

Prigozhin, 61 vjeç, është thirrur vazhdimisht nga Putin për bisedime private dhe tani po kërkon të ndërtojë bazën e tij të pushtetit në politikë, thotë Gabidullin, një vrasës i dënuar i burgosur në vitin 1994.

Një ish-parashutist, ai nuk ishte në gjendje të ribashkohej me ushtrinë ruse për shkak të dosjes së tij kriminale.

Përpara se të pranohej si mercenar, ai duhej të kalonte një test rutinë të detektorit të gënjeshtrës, i krijuar për të hequr qafe hajdutët që kërkonin akses në armatim.

I pyetur nëse Prizoghin mund të zëvendësojë Putinin, Gabidullin tha për faqen e internetit të National Security News: “Ai nuk do të jetë në gjendje të bëhet president sepse nuk ka bazën e pushtetit për t’u bërë president. Por, ai është në kërkim aktiv të njerëzve për të krijuar një bashkim politik”.

Ndërkohë grupi Wagner po rekruton të burgosur për të shkuar në luftë në Ukrainë, sepse njerëzit më të mirë të tij kërkohen për operacione më të largëta, pohon Gabidullin. “Prigozhin nuk do të fusë në luftë njerëz që janë veteranë që qëndrojnë me të. Wagner-it i duhen ata në Afrikë apo Siri. Mendësia e shtetit rus është se ju mund t’i vendosni kriminelët në fuqinë tuaj, në shërbimin tuaj. Jeta e tyre nuk vlen asgjë.”

“Rreziku kryesor është se Prigozhin është jashtëzakonisht i zgjuar dhe i aftë. Ai është i rrezikshëm për vetë Rusinë dhe për popullin rus dhe, duke qenë se po merr mundësinë të ndikojë në popullin rus, ai gjithashtu bëhet një rrezik për të gjithë botën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: