Juventus po kalon një krizë të vërtetë si në fushë ashtu edhe në bursë. Për presidentin Andrea Agnelli ky është momenti më i vështirë. Humbja kundër Chelsea ishte një tjetër goditje e fortë, një humbje që më shumë rëndon mbi imazhin e klubit dhe kuotat e tyre në bursë. Champions League kishte mbetur vitrina e vetme ku Juve po shkëlqente pasi në Serie A janë shumë larg emrat që përfaqësojnë. 11 pikë larg kreut bën që titulli të kthehet në një mision thuajse të pamundur, por vështirësohet edhe prezenca e tyre në Europë, për këtë arsye ndaj Atalanta kërkohet fitorja me çdo kusht.

Lajmi i mirë është se Allegri mund të mbështet tek Dybala ndërsa me grupin është bashkuar edhe Chiellini. Nëse Juve nuk arrin të sigurojë një vend në Champions sezonin e ardhshëm rrezikojnë të humbasin disa nga yjet më të rëndësishme. Nga Anglia bëjnë me dije se Chelsea vijon të mos heq dorë nga Chiesa, sipas “Daily Mail”, londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 84 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e sulmuesit italian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb