Një qytetare me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe ruse, është arrestuar nga autoritetet ruse pasi akuzohet për tradhti.

Shërbimi rus i sigurisë FSB pretendon se ajo mblodhi fonde për ushtrinë ukrainase dhe mori pjesë në demonstrata në mbështetje të Ukrainës ndërsa jetonte në SHBA.

Ajo raportohet se ka transferuar 51 dollarë në një organizatë bamirëse ukrainase në ditën e parë të luftës. Tani ajo mund të përballet me 20 vjet burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: