Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ervin Resuli mjek veteriner dhe ekspert për çështjen e blegtorisë dhe bujqësisë ka folur për mungesën e mbështetjes ndaj fermerëve dhe se si ata detyrohen të drejtohen tek tregjet apo shtesat ushqimore për të ulur koston e nënprodukteve të qumështit.

Resuli tha se ka kaos mbi kontrollin e shtesave ushqimore dhe vajin e palmës që vjen nga importi dhe një mosvullnet nga autoritetet për të ushtruar kontrolle.

“Fermeri është i ekspozuar kundrejt një tregu të hapur, pa një strukturë dhe të pa mbështetur. Deri tani nuk kemi parë ndonjë nismë ligjore nga Ministria e Bujqësisë për të vendosur disa standarde mbi produktet apo shtesat ushqimore që lejohen të hyjnë në Shqipëri. Vaji i palmës apo shtesa të ndryshme e dëmtojnë në një mënyrë, pasi ka kompani që nuk e deklarojnë në etiketa apo abuzojnë në përdorimin e tij. Kemi fermerë që prodhojnë me kosto të lartë dhe kjo vjen edhe nga mos mbështetja e qeverisë siç bën rajoni ndaj fermerëve. Për sa i përket abuzimeve që bëhet tek djathi, dyshimet lindin që në lëndën e pare, pasi ka kaos mbi kontrollin e shtesave ushqimore dhe vajin e palmës, një mosvullnet nga autoritetet që nuk kontrollojnë pasi pjesa më e madhe vjen nga importi. Ndaj duhet të ndiqet gjurmueshmëria dhe të shohim ku përdoren këto sasi të vajit të palmës. Fermerit po i bëhet dëm i madh në të gjitha drejtimet. Kostoja e larë e prodhimit të qumështit, që përllogaritet në 55 lekë të vjetra, kemi tregti të lirë dhe jo të drejtë ku objekti kryesor është dëmtimi i fermerit. Kostoja e lartë bën që një pjesë e fermerëve të drejtohen tek tregjet apo shtesat ushqimore për të ulur koston e nënprodukteve të qumështit. Fermerit po i bëhet një dëm i madh, që tek shtesat ushqimore jashtë standardit, koston e lartë të prodhimit të qumështit, duke i detyruar agropërpunuesit apo një pjesë të baxhove që t’ju drejtohen ingredientëve të ndryshëm”, tha Ervin Resuli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb