Ish- ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka deklaruar në rubrikën ”Opinion” në News24 se pas veprimit të sotëm të Kuvendit për të rrëzuar dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, hapja e negociatave me BE do të shtyhet për vitin tjetër.

Mustafaj parashikon se pas disa ditësh do të mblidhet Konferenca Ndërqeveritare për kalendarin e negociatave dhe do të shtyhet pasi Kuvendi nuk priti opinionin e Komisionit të Venecias duke dalë edhe kundër BE.

Më tej ai thekson se edhe nëse Komisioni Europian do jetë dashamirës, disa vende të BE kanë qëndrime individuale dhe do të kundërshtojnë hapjen e negociatave. Sipas tij Kuvendi mund të kishte pritur deri në dhjetor për opinionin pasi ‘Venecia’ nuk do e jepte në mars atë që të nxitohej për rivotimin e Kodit të ri Zgjedhor.

”U rrëzua dekreti i Presidentit Meta, që u hap rrugë rrugë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të hyjnë në fuqi, cili është komenti juaj, e prisnit?
Duke njohur Ramën e prisja. Duke njohur interesin e Shqipërisë nuk duhet të ndodhte. Meta u bë zëdhënës i një kërkese që erdhi nga opozita, që t’i dërgohet Venecias ligji për interpretim. Po të kemi parasysh që BE me komponentët kryesor reaguan duke i kërkuar Ramës të presë mendimin e Komisionit që do jepej në dhjetor, jo në mars.

Duke pasur parasysh interesin, shpresoja se nuk do ndodhte. Jemi para faktit të kryer. Pasojat janë shumë të dëmshme. Pas disa ditësh duhet të mblidhet Konferenca ndërqeveritare për kalenderin e negociatave, nuk do të ndodhë. Kjo është një arsye kryesore që tregon vullnetin. Rikompozimi i Gjykatës Kushtetuese është vullnet i kryeministrit. Por që të shtyhej votimi për të pritur Venecian është i tiji.
Reagimi është shumë i thjeshtë, do vijë dita që të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar, negociatat do shtyhen për vitin tjetër. Gjasat janë shumë të mëdha, uroj mos ndodhë. KE nuk të çon avion, si NATO, ai merr këto gjëra që ka në dorë. Janë vendet anëtare që kanë qëndrime individuale, edhe nëse KE është dashamirëse. ”- tha Mustafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb