Një sherr ka ndodhur në studion e emisionit Prime News24 këtë mbrëmje më 5 nëntor, gjatë një debati mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Klevin Muka.

Muka kishte disa kritika për Partinë Demokratike, ndërsa Noka nga ana e tij komentoi zhvillimet e fundit.

Në një moment, debati u përshkallëzua dhe pati një sherr në studio.

Pjesë nga debati i ashpër

Klevin Muka: Të lutem, zërin mos ma ço, se jemi edhe afër. Kujdesshëm.

Flamur Noka: Ta çoj zërin që të çudis. Po të kallëzoj unë ty, kam çuar pesë deputetë.

Klevin Muka: Hiqe dorën.

(Kapen nga duart)

Pas këtij debati të ashpër, ndërhyri moderatorja Nisida Tufa, që kërkoi qetësi në studion e emisionit.

Pas transmetimit të reklamave, dy protagonistët e sherrit, si z Noka, ashtu edhe gazetari Klevin Muka kërkuan ndjesë për atë që ndodhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: