Në ditën e 93-të të protestës përballë godinës së ekzekutivit, një prej aktivistëve ka deklaruar se qëllimi i qëndresës qytetare shkon përtej largimit të kryeministrit Edi Rama, duke synuar një reformim të plotë të gjithë sistemit politik në vend.

Sipas aktivistit, dorëheqja apo largimi i kryeministrit aktual përbën vetëm nisjen e një procesi më të madh transformues për vendin.

“Kjo nuk është një protestë vetëm për rrëzimin e Edi Ramës. Rrëzimi i Edi Ramës është fillimi i procesit që do të vijë më pas dhe rrëzimi i Ramës është hapi i parë,” – u shpreh ai nga tribuna.

Më tej, ai nënvizoi se edhe nëse pas rënies së ekzekutivit do të shpalleshin menjëherë zgjedhje të jashtëzakonshme, qytetarët nuk do të largohen nga sheshi pa u garantuar më parë një ndryshim rrënjësor me rregullat e lojës politike.

“Në rast se Edi Rama bie dhe nxiton të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme, ne do të jemi përsëri këtu. Sepse ne jemi për të ndërruar sistemin dhe jo thjesht emrin e kryeministrit,” – deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb