FRANCE- Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të dy helikopterëve ushtarakë në juglindje të Francës. Helikopterët dyshohet se janë përplasur në ajër mes tyre pranë liqenit të Carces. Një helikopter i xhandarmërisë shkoi në vendngjarje.

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit të gjashtë në bordin e dy helikopterëve.

“Helikopterët ushtarakë të përfshirë në aksident ishin të shkollës së aviacionit të Ushtrisë Tokësore (EALAT) të Cannet-des-Maures, 40 kilometra nga Saint-Tropez”, theksoi prefektura e Varit, në një komunikatë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: