Një helikopter i Forcave Ajrore të Perusë është rrëzuar në rajonin Sanabamba, në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro.
Sipas raportimeve të mediave lokale, nga aksidenti kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur. Bëhet fjalë për të dhëna paraprake dhe jozyrtare.
Helikopteri ushtarak i tipit Mi-17 ishte duke kryer një mision shpëtimi dhe evakuimi të një patrulle ushtarake të dislokuar në një zonë të largët, pranë Sanabambas, në distriktin Ayacucho.
Rrethanat e aksidentit dhe fati i personave të zhdukur mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet peruane.
