AFGANISTAN- Zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë se 11 persona, në mesin e tyre gjashtë shërbyes amerikanë, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak Hercules C-130 në Afganistan.
Aeroplani është rrëzuar në Aeroportin e Xhalalabadit, pranë kufirit më Pakistanin.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se grupi i tij e ka hedhur poshtë aeroplanin.
Zyrtarët amerikanë, në anën tjetër, kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.
Avionët Hercules C-130 përdoren nga ushtria për të transportuar trupa dhe pajisje të rënda.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 9 800 trupa në Afganistan.
(el.sp/BalkanWeb)