Një dron është rrëzuar në afërsi të fshatit Gubastovo qindra metra larg rafinerisë së naftës Voskoresenks në Kolomna të rajonit të Moskës, por deri më tani nuk thuhet se rrezikohen banorët e kësaj zone.

Kështu të paktën pretendon guvernatori i rajonit të Moskës, Andrej Vorobyov shkruan BBC.

“Sa i përket incidentit me rënien e fluturakes pa pilot në qytetin e rajonit Kolomn, ka ndodhur në afërsi të fshatit Gubastovo. Synimi ishte infrastruktura civile që nuk është goditur. Viktima nuk ka, por FSB-ja ruse dhe organet e tjera të sigurisë po hetojnë këtë incident”, është shprehur shprehur Vorobyov.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë natës së kaluar janë parandaluar dy sulme, me fluturake pa pilot të ukrainase në dy rajone në jug të Rusisë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: