Një helikopter i Forcave Ajrore Algjeriane u rrëzua në provincën qendrore El Menia, duke vrarë të tre anëtarët e ekuipazhit në bord, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet se një helikopter Mi-171 u rrëzua gjatë një operacioni stërvitor natën pranë aeroportit El Menia.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Algjeriane, Said Chengriha, ka urdhëruar një hetim për aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb