Numri i të vdekurve si rezultat i shembjes së pjesshme të një ndërtese 11-katëshe në rajonin Surfside të Miami-t në shtetin Florida të SHBA-së është rritur në 16.

Kryebashkiakja e Miami-t, Daniella Levine Cava, në një konferencë për shtyp tha: “Nxorëm trupat e katër personave të tjerë nga rrënojat e ndërtesës. Numri i personave që humbën jetën në këtë incident është 16”.

Duke deklaruar se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë për 147 persona që mendohet se janë nën rrënoja, Cava tha se në vijim janë punimet e identifikimit të katër personave të nxjerrë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden do të shkojnë nesër në zonën ku ndodhet ndërtesa, për t’u takuar me familjet dhe monitoruar punën në vend.

Ndryshe, gjysma e ndërtesës luksoze 11-katëshe me 270 apartamente në Miami Beach u shemb papritmas më 24 qershor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb