Protesta e nisur prej orës 17:00 për te treten dite radhazi u mbyll edhe mbrëmjen e sotme. Me thirrjet ‘Ulni taksat’ janë zhvilluar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë, në Shkodër etj.

Lezhe 1

Situata më e tensionuar u paraqit në Durrës ku qytetarët kanë bllokuar rrugët e qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë me qëllim për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes, në Durrës u shoqëruan 20 persona, ndërsa pati shoqërime edhe në Lezhë, Berat dhe Dibër.

Protesta Tiran (14)

Nga kryeministria qytetarët kanë marshuar në këmbë në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas drejt rrugës së Durrësit. Ata kanë mbërritur në zonën e quajtura ‘Zogu i Zi’, ndërsa kanë bllokuar rreth rrotullimin. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve me megafon të lirojnë rrugën, pasi bllokimi i saj është vepër penale.

Protesta Tiran (11)

Në lidhje me protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, e cili i ka cilësuar një përpjekje të ulët e hijeve të së shkuarës.  Rama shkruan se kjo është një tentativë e dorës së “non gratave” të shpallur dhe të pashpallur për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën.

Protestuesit kanë paralajmëruar ditën e nesërme në orën 11:00 protestë kombëtare. Në Tiranë do të mblidhen në sheshin Skëndërbej dhe jo përpara kryeministrisë.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb