Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj, në emisionin “Open” në News24 foli për rritjen e pagave të deputetëve dhe të ministrave.

Gjatë fjalës së saj Brisida Shehaj tha se opozita nuk kanë qenë pro këtij ligji.

Më tej theksoi se një rritje e tillë e pagave është anormale për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi.

Shehaj: E djathta dhe Partia e Lirisë nuk e votuan. Vula e Lulit dhe PS di që e ka votuar këtë ligjin, opozita nuk e ka votuar. Vota pro ishin 93. Është anormale që të mendohet rritja e pagës së deputetëve, presidentit apo ministrave për një arsye tjetër. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se këta zotërinjtë i kanë bërë një dëm 770 mln euro buxhetit të shtetit. Ata i kanë rritur pagën vetes për 770 mln euro dëm. Dhe gjithashtu kemi parë edhe populizmin e Ramës me reformën  e pagës. Do ia heq njërit apo tjetrit dhe jua jap ju të laheni nëpër pishina, bëhet kot, vetëm për të thënë që jemi mirë dhe se do ta çojmë pagën 900 euro, ndërkohë që shumica e bizneseve të vogla e të mesme nuk po e përballojnë dot situatën e krijuar.

Endrit Shabani: Se kuptoj përse bën zhurmuesin, pusho dhe më lër të flas

Çoçoli: Kush po bën zhurmuesin?

Arben Shkodra: Diskutimi duhet të fokusohej tek rishikimi funksional i administratës tonë shtetërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb