Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve, teksa shton se kjo gjë po varfëron dhe kërcënon buxhetin e familjeve shqiptare.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se konsumatorët presin një tjetër rritje rekord të çmimeve, ndërkohë nga Qeveria asnjë masë nuk është parashikuar në ndihmë të tyre. Meta bën thirrje për reagim të qytetarëve, pasi siç thekson ata meritojnë një qeveri të përgjegjshme.

“Rritja marramendëse e çmimeve po thellon varfërinë duke kërcënuar seriozisht buxhetet familjare. Konsumatorët presin një tjetër rritje rekord të çmimeve, ndërkohë nga Qeveria asnjë masë nuk është parashikuar në ndihmë të tyre. Mosreagimi ndaj çmimeve spekulative nuk është në përputhje me interesin publik. Qytetarët meritojnë një Qeveri të përgjegjshme që miraton politika ekonomike vetëm në interes të tyre”, thekson Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb