Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Gushti” në Bajram Curr, si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit.

BalkanWeb mëson se fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.  Por vetëm dëme materiale.

Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: