Rrobaqepësi që qëndron pas ndryshimeve të shumëpërfolura të fustanit të nuseve të Meghan Markle ka folur në mes të publikimit të librit të kujtimeve të Princit Harry. Ajay Mirpuri, të cilin Harry e përmend në librin e tij, së pari dha versionin e tij në një intervistë për Daily Mail. Mirpuri sqaroi se ndërsa nuk dëshmoi ndonjë mosmarrëveshje midis Kate Middleton dhe Meghan Markle në prag të dasmës në maj 2018, ai dhe ekipi i tij punuanfort për të rikrijuar të gjashtë fustanet e shoqërueseve të reja, përfshirë fustanin për Princeshën e vogël Charlotte.

“Nëse diçka ka ndodhur në sfond, nuk ka ndodhur para meje. Por po, dasmat janë stresuese në kohën më të mirë – dhe veçanërisht një në këtë nivel të lartë – ju duhet ta respektoni këtë, ” tha rrobaqepësi për Daily Mail.

“Ata u përballën me një problem si të gjithë në një dasmë, me probleme të minutës së fundit. Unë mund ta kuptoj pse dikush do të mërzitej nëse fustanet nuk do të rrinin siç duhet”.

“I kuptoj të gjithë sepse nuk do të donin që fëmijët e tyre të dilnin në një skenë të madhe me një fustan që nuk u shkonte – dhe kaq ishte”, tha Mirpuri për fustanet e bardhë. “Të gjashtë fustanet e shoqërueseve të nuses duhej të rregulloheshin dhe ne e bëmë” tha ai, duke shtuar se ishte krenar që biznesi i tij i vogël ishte në gjendje t’i shërbente familjes mbretërore.

Përveç Princeshës Charlotte, pesë shoqërueset e tjera të princit Harry dhe Meghan për dasmën e tyre të majit 2018 ishin kumbarët e Harry-t, Florence van Cutsem dhe Zalie Warren, kumbarët e Meghan-it, Rylan dhe Remi Lit dhe Ivy Mulroney, vajza e shoqes së Markle, Mulro Jessica.

Mirpuri, i cili drejton punëtoritë me emër Mirpui Bespoke në Londër dhe Zvicër, tha se ai dhe ekipi i tij “menjëherë ranë dakord që të gjashtë fustanet e shoqërueseve të nuses duhet të rregulloheshin”.

Na u desh të punonim me stres për katër ditë, katër prej nesh punonim deri në 4 të mëngjesit tre netë me radhë, për t’ia dalë mbanë” , tha ai përpara se të vazhdonte: “U larguam nga Kështjella Windsor në orën 10 të natës, një ditë para martesës. A u ankua dikush ditën e dasmës për fustanet e shoqërueseve dhe si dukeshin ato? Përgjigja është jo”, shtoi ai.

Në libër, Princi Harry shkruan se kunata e tij Kate i dërgoi mesazh Meghan katër ditë para dasmës, duke thënë: “Fustani i Charlotte është shumë i madh, shumë i gjatë, shumë i gjerë. Ajo qau kur e provoi në shtëpi”.

Sipas librit, Meghan i sugjeroi asaj të shihte rrobaqepësen që e “priste” në Pallatin Kensington, që nga ora 8 e mëngjesit të asaj dite, por Kate këmbënguli se “të gjitha fustanet duhej të ribëheshin”.

Meghan i tha Kate se ishte nervoze për babain e saj Thomas Markle dhe dasmën, të cilën Kate tha se e kuptonte, por diskutimi i nxehtë vazhdoi.

“Pak kohë më vonë, arrita në shtëpi për të gjetur Meg duke qarë në dysheme, ” shkruan Harry në Spare. “Isha i tmerruar kur e pashë kaq të mërzitur, por nuk mendova se ishte një fatkeqësi”.

Harry shkruan se Kate u ndal në shtëpi të nesërmen me lule dhe një kartë dhe kërkoi falje.

Princi Harry është në kopertinën e numrit të kësaj jave të revistës People, ku ai foli në një intervistë ekskluzive për shpresat e tij për atë që familja e tij do të nxjerrë nga kujtimet e tij.

“Nuk dua t’i them askujt se çfarë të mendojë dhe kjo përfshin familjen time. Ky libër dhe të vërtetat e tij janë në shumë mënyra një vazhdim i rrugëtimit tim të shëndetit mendor. Është një rrëfim i papërpunuar i jetës sime – e mira, e keqja dhe gjithçka tjetër në mes, ” i thotë Harry ndër të tjera People.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb