Shtëpia e Bardhë ka mohuar se SHBA-të kanë kërkuar zgjatje të armëpushimit me Iranin.
Karoline Leavitt në një konferencë për mediat ka hedhur poshtë lajmet se SHBA kanë kërkuar një zgjatje të marrëveshjes.
“Pashë disa raportime, përsëri raportime të këqija. Pashë sikur kishim kërkuar zyrtarisht një zgjatje të armëpushimit. Kjo nuk është e vërtetë. Ne mbetemi shumë të angazhuar në këto negociata, në këto bisedime. Këtë javë dëgjuat nga nënkryetari JD Vance drejtpërdrejt dhe nga presidenti se këto biseda janë produktive dhe të vazhdueshme”, tha ajo.
Megjithatë, Leavitt shton se SHBA-të janë të angazhuara dhe vlerësojnë arritjet e deritanishme.
E pyetur nga një gazetar nëse një raund i dytë i mundshëm bisedimesh me Iranin do të mbahej në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, ajo tha se negociatat “ka shumë të ngjarë të zhvillohen në të njëjtin vend siç ishin herën e fundit”.
