SHKODËR

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati shkruan në një postim në facebook se me energjinë e talentin që shkodranët kanë, do të ecim para dhe qarku, do të shndërrohet edhe në një metropol ekokomik.

“Për fat të keq, prej 8 vitesh edhe në qarkun tonë është ushtruar eksperimenti i rilindjes, ku një bashki, nje qark është parë si mundësi përfitimi për disa njerëz të lidhur me qeverinë. Ndërsa populli është lënë në skaj, në harresë.” shkruan Bushati.

Postimi i plotë:
Shkodra e talentit në çdo fushë, e potencialeve fantastike, e trashëgimisë së pashoqe, do duhej të kishte mirëqenie, ekonomi të fortë, do të duhej të ziente nga puna dhe projektet e zhvillimit.
Për fat të keq, prej 8 vitesh edhe në qarkun tonë është ushtruar eksperimenti i rilindjes, ku një bashki, nje qark është parë si mundësi përfitimi për disa njerëz të lidhur me qeverinë.

Ndërsa populli është lënë në skaj, në harresë.
Me shumë akoma në qytetin tonë, ku ka pasur edhe ndëshkim prej kompleksit që rilindja ka nga liria dhe kurajo e qytetarëve për të mos u nënshtruar.
Me Partinë Demokratike, rinia shkodrane do të përfitojë bursa dhe stazhe të paguara.

Do ketë ndihmë direkte për start-up-et dhe stimulim të ideve e risive në teknologji. Ekonomia do çlirohet nga kthetrat e 4-5 njerëzve, konkurenca do sjellë zhvillim.
Me energjinë e talentin që shkodranët kanë, do të ecim para dhe qyteti jonë, krejt qarku, do të shndërrohet edhe në një metropol ekokomik.

Kjo rruge e re nis me 25 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb