Të ftuar në emisionin “Në shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala, gazetarja e ekonomisë Ola Xama dhe inxhinieri projektues Romeo Nazarko, po diskutojnë në lidhje me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, një rrugë e cila deri tani ka kushtuar 255 milion dollarë.

Nazarko u shpreh se pritshmëritë janë që kjo rrugë të kërkojë edhe më shumë fonde pasi situata në terren tregon se nuk mund të mbarohet me aq sa janë miratuar deri tani.

Duke hyrë në detaje teknike, ai ka sqaruar se kjo rrugë do të kërkojë edhe fonde të tjera pasi punimet janë kryer pa projektues.

Nazarko: Nuk ka një projekt konkret. Kemi 13 vite nuk dimë cili është projektuesi i kësaj gjurme që ka ngrënë një shumë të konsiderueshme lekësh. huaja e parë 50 mln euro çdo gjashtë muaj do të ketë po kjo punë. Pas këtij prokurimi do ketë një tjetër nuk mbyllet me kaq kjo punë. E kam shkelur atë rrugë edhe e di që ka shumë problematika. Koha do tregojë që do kemi fonde shtesë se gjendja në terren nuk është e mirë. Kemi 5 kompani që janë kthyer në kompani mëmë që kanë krijuar bija që njëra bën projektin një mbikëqyrjen. E projektojnë keq e i zbatojnë që të zgjasë e fondet të jenë më të mëdha. Ka klientelizëm. Merren në dorëzim nga vetëm ato kompani që i bëjnë këto rrugë.

Xama: 10 mln euro për punime që në rrugë duket se nuk janë kryer, sipas KLSH.

Nazarko: 4-5 kompani marrin të gjithë kontratat në vend dhe nuk kanë burime dhe i japin me nënkontraktim. Marrin 20 përqind të fitimit vetëm për dorëzim dokumentesh. Lekët mbarojnë që në fillim me firmat fiktive që hidhen.

Xama: Sipas asaj që ka dorëzuar në Kuvend Ministria e Financave dhe ARRSH janë kryer deri në 80 përqind e punimeve. Më shumë kushtojnë urat dhe tunelet dhe hapja e rrugës, po të jetë pjesa e hedhjes së asfaltit ajo ka vlerën më të ulët në një projekt. Shpresoj mos ketë më shtesa në fond.

Nazarko: Do ketë rrëshqitje dhe fonde shtesë siç ndodhi në rrugën e Elbasanit. E kanë prerë skarpatën në një mënyrë që pesha e malit nuk mbahet e do ketë rrëshqitje. E kanë bërë se nuk ka pasur një projekt fare se një projektues nuk do ta bënte atje rrugën. Projekti bëhet që të bëhet një llogari sa do shkojë rruga. Një rrugë pa projekt na sjellë këtë situatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb