Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është në telashe serioze. Puthja e famshme ndaj futbollistes spanjolle është cilësuar “dhunë seksuale” dhe si pasojë, Rubiales rrezikon burgun.

Vendimi erdhi nga gjykatësi i Gjykatës Kombëtare, i cili ka hedhur poshtë apelimin dhe vendosi përfundimisht që çështja të shkojë për gjykim. Rubiales puthi futbollisten e Spanjës, Jeni Hermoso, pas finales së fituar në Botërorin e Femrave dhe, sipas gjykatësit, ajo puthje nuk kishte qenë konsensuale, me drejtuesin i cili kishte vendosur në mënyrë ”të njëanshme” dhe “të papritur”.

Përveç kësaj, Rubiales duhet të përgjigjet edhe për trysninë që vendosi ndaj futbollistes që ajo që të pretendonte se kishte bërë gjithçka me dashje.

“Trysnia që u ushtrua ndaj futbollistes të kombëtares së femrave krijoi një situatë ankthi dhe stresi intensiv”, shkruhej në vendimin e gjykatës. Përveç Rubiales, para drejtësisë do të përgjigjen edhe drejtori sportiv dhe ish-trajneri i kombëtares së femrave, si dhe ish-përgjegjësi i marketingut të Federatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb