Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babai i z. Kadri Veseli. Ai shkruan në mesazhin e tij se sot humbëm një patriot duke theksuar se sakrificat e djemve dhe vajzave të Kosovës nderojnë prindët e tyre, popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët.

“Me dëshëprim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë Fazli Veseli. U shpreh ngushëllimet z. Kadri Veseli dhe familjarëve të tjerë të Fazliut. Familja Veseli është një familje e nderuar dhe patriote, që i ka shërbyer me sakrifica të mëdha çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe sot progresit dhe zhvillimit të saj. Sakrificat e djemve dhe vajzave të Kosovës nderojnë prindët e tyre, popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Lamtumirë, miku ynë i dashur Fazli Veseli!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: