Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është shprehur sot me një mesazh solidariteti për përmbytjet në Gjermani. Ruçi shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverisë dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble.

“Kjo fatkeqësi e papritur e natyrës goditi disa zona të Gjermanisë, vendit mik, partner dhe aletat të Shqipërisë. Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverise dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble. Shpreh bindjen se Gjermania, kjo lokomotive ekonomike dhe politike e Europës do t’i kapërcejë sa më shpejt pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.”, shprehet në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb