Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur në takim ministren e jashtme të Bosnjes dhe Hercegovinës, znj. Bisera Turković.

Kjo e fundit e cilësoi situatën aktuale të dy vendeve si një det me dallgë, por ai shprehu besimin se do të ecin të sigurta drejt BE.

Nga ana tjetër Ruçi ka shprehur mbështetjen në emër të Shqipërisë për Bosnje-Hercegovinën, si për sovranitetin, integritetin territorial dhe përparimin në proceset euro-atlantike.

  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI NGA KUVENDI
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti Zëvëndeskryeministren dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, znj. Bisera Turković: Shqipëria mbështet integrimin euro-atlantik të Bosnje-Hercegovinës
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti Zëvëndëskryeministren dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, znj. Bisera Turković, dhe delegacionin që e shoqëronte, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Z. Gramoz Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes vendeve tona. “Shqipëria mbetet e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin politik dhe në të gjitha fushat, si rritja e investimeve reciproke, shtimi i shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimi në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia etj. Shqipëria ka qenë gjithnjë në krah të Bosnje-Hercegovinës dhe do të vijojë të mbështesë fuqimisht sovranitetin, integritetin territorial, kohezionin social si edhe përparimin e saj në proceset euro-atlantike, duke qenë të vendosur kundër çdo përpjekje destabilizuese dhe retorike “separatiste” që vjen nga brenda dhe jashtë Bosnje-Hercegovinës. Shqipëria mbështet integrimin euro-atlantik të Bosnje-Hercegovinës, si pjesë e mozaikut të arkitekturës së sigurisë në Ballkan e më gjerë dhe është e gatshme të ofrojë përvojën e saj në këtë drejtim.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi.
Z. Ruçi shprehu mirënjohjen për anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, zotërinjtë Džaferović dhe Komšić, të cilët në shtator 2020, vendosën në tryezën e Presidencës së këtij vendi, propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe inkurajoi vijimin e këtyre përpjekjeve, pavarësisht kundërshtimit të anëtarit serb të Presidencës, z. Milorad Dodik.
Zëvëndeskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme, znj. Bisera Turković falenderoi Kryetarin Ruçi për mikpritjen. “Jam mahnitur nga përparimet që ka bërë Shqipëria. Ju falenderojmë për mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, integritetin territorial, kohezionin social dhe përparimin drejt integrimin euro-atlantik të Bosnje-Hercegovinës. Situata jonë e brendshme është e trazuar dhe i ngjan një deti me dallgë, por kemi besim se do të ecim të sigurt drejt zhvillimit, progresit dhe Bashkimit Europian. Ne jemi gjithashtu për mbështetjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.”, vuri në dukje znj. Turković.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi dhe Zëvëndeskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme, znj. Bisera Turković, biseduan edhe mbi mbështetjen e komunitetit boshnjak në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Bosnje-Hercegovinë, si ura të sigurta për fuqizimin e miqësisë midis dy vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb