Motori i një avioni ka shpërthyer në flakë, vetëm pak minuta pas nisjes nga një aeroport rumun. Momenti shfaqet në një video të xhiruar nga një pasagjer që shikon nga dritarja e tij.

Sipas asaj që u raportua, një Airbus A320 i HiSky Europe ishte nisur nga Aeroporti i Bukureshtit në orën 18:47 të datës 3 mars, me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar Oradea në pjesën perëndimore të vendit. Megjithatë, avioni pësoi një problem të papritur në motor, afërsisht 17 minuta pas ngritjes dhe ndërsa ishte 5000 këmbë.

Pamjet tregojnë flakët që vijnë nga krahu i majtë teksa avioni fluturonte nga Bukureshti. Një zhurmë e madhe u dëgjua nga brenda avionit, por pasagjerët qëndruan të qetë. Mirëpo, njëri prej tyre e ka justifikuar “heshtjen”, duke thënë se janë “shumë të shokuar për të reaguar”.

Ai që ishte vërtet i qetë, megjithatë, ishte piloti, i cili ktheu avionin dhe bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Henri Coanda të Bukureshtit, pa raportuar lëndime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb