Numri i viktimave nga të shtënat në shkollën në Izhevsk, në perëndim të Rusisë, është rritur në 17.

Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi të martën se dy të tjerë nga 24 të plagosurit vdiqën të hënën vonë.

“17 persona u vranë, përfshirë 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur”, thuhet në deklaratë.

Një person i armatosur të hënën hapi zjarr në një shkollë në rajonin Udmurtia, në lindje të Moskës.

Në spital janë shtruar 24 persona, mes tyre 22 fëmijë dhe dy mësues, të cilët janë në gjendje të rëndë.

Sulmuesi i armatosur u identifikua si Artyom Kazantsev, i cili u diplomua në shkollën e lartpërmendur dhe gjatë sulmit ai kishte veshur një bluzë të zezë me simbole naziste, njoftoi komiteti.

Kazantsev përdori dy pistoleta gjatë sulmit.

Pas sulmit, ai u vetëvra kurse trupi i tij u gjet në ndërtesën e shkollës.

Për shkak të sulmit në shkollën në Udmurtia, ku mësimet i vijojnë rreth 300 fëmijë, është shpallur zi deri më 29 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb