Skena të ngjashme me ato të filmave aksion është shënuar në qytetin rus Kostromi.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku disa persona, kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar disa fëmijë, që kishin ngecur në apartamentin e tyre të përshirë nga flakët.

Burrat që u përfshinë në shpëtim, kanë ngjitur deri në lartësinë e katit të tretë, ku ndodheshin edhe fëmijët, sasi uji, në mënyrë që të shuanin flakët, e më pas, kanë arritur të shpëtojnë fëmijët. Ky moment është fiksuar nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë qenë të tmerruar në ato çaste.

Mediat lokale raportojnë se në momentin që zjarri kishte shpërthyer, dera e apartamentit ishte mbyllur nga prindërit që në ato momente nuk ishin brenda.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb