Kremlini ka akuzuar sot perëndimin se është duke bërë gjithçka që duhet, në mënyrë që të zgjasë luftën në Ukrainë, referuar furnizimeve me armë që vijnë në ndihmë të Kievit.

“Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore që ajo kontrollon po bëjnë gjithçka për të zvarritur operacionin special ushtarak sa më shumë që të jetë e mundur. Vëllimi në rritje i furnizimeve të huaja me armë demonstron qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”, deklaroi ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, raportoi Daily Mail.

Javën e kaluar, presidenti Joe Biden njoftoi një paketë të re prej 800 miliardë dollarësh, e cila përfshinte për herë të parë njësi artilerie të obusit, si dhe më shumë dronë dhe armë të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb