ODESA– Rusia ka bombarduar Odesën gjatë takimit të presidentit ukrainas Zelensky me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Nuk ka asnjë problem për sigurinë e kryeministrit dhe delegacionit grek, bëjnë të ditur burime të qeverisë greke pas informacionit se në Odessa është kryer një sulm ajror dhe sot në qytetin ukrainas ndodhet kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili sipas burimeve jozyrtare, ai u takua me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Sipas videove dhe informacioneve të publikuara në X dhe Telegram nga Ukraina, rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm ka pasur paralajmërim për një sulm ajror në Odesa, pas së cilës janë dëgjuar dy shpërthime të forta dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për raketa balistike ose dronë.

Dyshohet se sulmi ka shkaktuar 3 të vdekur.  Vizita e Mitsotakis në Odessa dhe takimi me Zelenskyn, për arsye sigurie, nuk u njoftua zyrtarisht.

Gushtin e kaluar, presidenti ukrainas ishte në Athinë në një darkë joformale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së nga rajoni. Athina zyrtare shpreh vazhdimisht mbështetjen e saj për Ukrainën, si në mbrojtje të integritetit të saj territorial, ashtu edhe për perspektivën evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb