Rusia dëbon gazetaren e BBC, grindje diplomatike me Britaninëe Madhe

Rusia vijon të tregohet e ashpër në politikën e jashtme duke dëbuar një gazetare të BBC. Autoritetet i kanë kërkuar gazetares Sara Rainsford, korrespendente e BBC në Moskë të largohet nga vendi deri në fund të muajit meqenëse dhe viza i skadon.

Kjo duket si një shenjë hakmarrje teksa TV shtetëror thotë se është dëbim simbolik për shkak të diskriminimit britanik ndaj gazetarëve rusë.

Rainsfordit nuk do i rinovohet më akreditimi për të punuar si korrespondente në Rusi. Tashmë nga diplomatët e ambasadorës, Rusia ka kaluar edhe në shpalljen ‘non-grata’ të gazetarëve të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb