Rusia ka dëbuar një gazetar të së përditshmes spanjolle El Mundo, pasi refuzoi të rinovojë vizën e tij të punës, raportoi gazeta të enjten, duke e quajtur atë një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Xavier Colas, i cili ka punuar në Moskë për 12 vjet, iu dha të mërkurën 24 orë kohë për t’u larguar nga Rusia, sepse ai nuk kishte marrë dokumentin që është “thelbësor” për të punuar në Rusi, tha ai.

Ai u njoftua për këtë vendim nga një zyrtar, i cili e kërcënoi me “probleme” të paspecifikuara nëse nuk largohej pa skaduar viza e punës, shkruan El Mundo në një artikull.

Ai tha se në muajt e fundit Colas ishte vizituar në shtëpinë e tij nga oficerë policie, të cilët i kërkuan atij “të ndalonte së mbuluari demonstratat nga gratë e ushtarëve rusë”, që është “një nga shenjat e pakta të dukshme të pakënaqësisë me luftën” në Ukrainë.

“Refuzimi për të rinovuar vizën e një gazetari është një nga mjetet e zakonshme” që përdoret nga autoritetet ruse për të “minuar lirinë e shprehjes”, shtoi ai, duke kritikuar “kërcënimet” dhe “presionin” e përdorur ndaj gazetarëve që punojnë atje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: