Një gjykatë ruse ka gjobitur platformën gjigande Google me mbi 31 mijë paund për dështimin në fshirjen e përmbajtjes në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe atë që ajo tha se ishte “propagandë LGBT”. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Interfax.

Gjatë vitit të kaluar, Moska ka vendosur dhjetëra gjoba kundër kompanive të teknologjisë perëndimore sipas ligjeve të reja të censurës të miratuara menjëherë pasi dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022.

Korrikun e kaluar Google u gjobit me pothuajse 300 milionë funte nga Kremlini, për dështimin në fshirjen e postimeve në lidhje me luftën në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: