Kina i është përgjigjur deklaratave të SHBA-së, se Rusia ka kërkuar Pekinit që ta ndihmojë me pajisje ushtarake.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, akuzoi Uashingtonin për dezinformacion dhe se po ndikon negativisht në rolin e Kinës.

Zëdhënësi këmbënguli se Kina nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka luajtur një rol konstruktiv në nxitjen e paqes dhe thirrjes për negociata.

Kujtojmë se SHBA paralajmëroi Pekinin se do të përballej me pasoja të ashpra nëse mbështet Moskën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: