Një magjistrat italian kërkohet nga Rusia. Bëhet fjalë për gjyqtarin Rosario Salvatore Aitala, i cili është pjesë e bordit të gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të zgjedhur për t’u marrë me luftën në Ukrainë, së bashku me Antoine Kesia-Mbe Mindua dhe Tomoko Akane.

Ish-oficeri i policisë, 54 vjeç, Aitala, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Luiss, ndërkohë është i bindur, siç shkruante në librin e tij të fundit, se e drejta ndërkombëtare është “një mënyrë për të parë botën” dhe për t’u bërë “dëshmitarë të krimeve që thërrasin drejtësinë”.

Krimet që kryeprokurori i gjykatës Karim Khan donte të përjetonte drejtpërdrejt duke vizituar Buçën muajt e fundit, qytetin që simbolizon tërbimin rus, ku u masakruan qindra civilë. “Ukraina është një skenë krimi – ishin fjalët e tij. – Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se krimet po kryhen brenda juridiksionit të gjykatës. Ne duhet të shpërndajmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta”.

Urdhër arresti kundër Putinit
I diplomuar në Universitetin e Katanias, Rosario Salvatore Aitala është gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale që nga viti 2018. Në këtë cilësi, në mars 2023, ai lëshoi urdhër-arrestin ndaj Vladimir Putinit. Në veçanti, më 17 mars, IÇ – juridiksioni i së cilës nuk njihet nga Rusia – lëshoi një urdhër arresti kundër presidentit rus dhe komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, me akuza për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Aitalia akuzohet nga Rusia
Më 20 mars, Komiteti Hetues i Rusisë hapi një çështje penale kundër prokurorit dhe gjyqtarëve të IÇ-së, përfshirë Aitala. Gjyqtari italian u padit në mungesë, së bashku me prokurorin Khan Karim, ndërsa përfshihet në listën e të kërkuarve.

Krimet e luftës të Putinit
Sa i përket akuzave ndaj Putinit, për momentin e vetmja siguri dramatike është se nuk do të mungojnë materialet për hetimin. Prillin e kaluar, zyra e prokurorit të përgjithshëm në Mykolaiv njoftoi se merr dhjetëra raporte në ditë për krime të mundshme lufte. Në të gjithë Ukrainën, mijëra raporte mbërrijnë çdo ditë në zyrat e prokurorëve vendas përmes faqes përkatëse, në pritje të një ekzaminimi që mund të zgjasë me muaj. Për rrjedhojë vendimi i Kryesisë së Gjykatës Ndërkombëtare Penale ia ka besuar situatën në Ukrainë Seksionit të dytë të hetimit të përbërë nga italiani Aitala dhe dy gjyqtarët e tjerë Antoine Kesia-Mbe Mindua dhe Tomoko Akane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb