Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se po planifikon një sulm kibernetik pasi u godit nga një valë sanksionesh nga vendet në Perëndim.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “ndryshe nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia nuk angazhohet në banditizëm në nivel shtetëror”.

Komentet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se kishte “inteligjencë në zhvillim” se qeveria ruse po eksploronte opsione për një sulm të mundshëm kibernetik, shkruan Sky news.

Kujtojmë që mbrëmë presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai besonte se Rusia po përgatitej për operacione të “flamurit të rremë” një akt i kryer me qëllimin për të fajësuar një palë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb