Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj sulmeve brenda territorit rus që duket se kanë ardhur nga Ukraina, teksa despoti ka urdhëruar ushtrinë e tij të reagojë menjëherë duke e kthyer këtë çështje në prioritet.

“Sigurisht, detyra prioritare është të eliminohet mundësia e granatimeve. Kjo është punë e departamentit ushtarak,” tha Putin në komentet e publikuara në faqen e Kremlinit në internet.

Ai tha se rajonet ruse të Belgorod, Bryansk dhe Kursk, si dhe Krimea, të cilën Rusia e mori nga Ukraina dhe e aneksoi në vitin 2014, ishin zona ku banesat ishin dëmtuar ose shkatërruar nga pala ukrainase.

Momentalisht Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por nuk ka hezituar t’i përshkruajë ato si “karma” për pushtimin e Rusisë.

Sulmet në Rusinë jugore kanë përfshirë kryesisht objektiva ushtarake si nënstacionet e energjisë elektrike dhe depot e armëve dhe karburantit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: