Britania e Madhe deklaron se pretendimet e transmetuara në televizionin shtetëror rus, se kryeministri Boris Johnson kërcënoi se do të kryente një sulm të njëanshëm bërthamor kundër Rusisë janë të pa vërteta.

Pretendimi i pabazë u bë në 60 Minutes, një emision në kanalin televiziv shtetëror Rossiya 1 të premten e kaluar.
Prezantuesja Olga Skabeyeva tha mbi videon e vizitës së kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Indi: “Dje, ky klloun [Boris Johnson] kërcënoi se do të kryente një sulm bërthamor kundër Rusisë, nëse do të ishte e nevojshme, pa u konsultuar me NATO-n”.

Një deklaratë nga zyra e shtypit nr. 10 tha se “këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe një shembull tjetër i dezinformatave të shpërndara nga Kremlini”.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është tërësisht e bashkuar me aleatët e saj të NATO-s në mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, përfundoi deklarata.

Përveç Skabeyeva-s, citati është shpërndarë nga Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, i cili i postoi një deklaratë të ngjashme 800,000 ndjekësve të tij një ditë më parë; si dhe prezantuesin televiziv Vladimir Solovyov, i cili gjithashtu e postoi atë në Telegram për më shumë se një milion ndjekësit e tij.

Akuza ka marrë hapa gjithashtu në kanalet e mediave sociale pro-Kremlinit dhe faqet e lajmeve, me një version që paraqet një pamje apokaliptike të Londrës në flakë, duke u parë gati gjysmë milioni herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb