Një vajzë 2-vjeçare u vra dhe 22 persona u plagosën, përfshirë pesë fëmijë, pasi një raketë ruse goditi qytetin Dnipro në Ukrainën qendrore.

“Gjatë natës, trupi i një vajze që sapo kishte mbushur 2 vjeç është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë”, tha guvernatori lokal, Serhii Lisak.

Shtatëmbëdhjetë persona janë shtruar në spital pas sulmit me raketa me rreze të shkurtër veprimi, të lëshuara nga forcat ruse, shtoi ai.

Raketat ranë midis dy ndërtesave banimi në lagjen Pidorodnenska, duke i shkatërruar ato pjesërisht dhe duke shkaktuar dëme materiale në disa shtëpi, makina dhe infrastrukturë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: