Rusia vazhdoi sulmet e pandërprera në Bakhmut, duke synuar objektivat civile, tha ushtria ukrainase më 15 mars, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se do të vazhdojë ta mbrojë qytetin në rajonin lindor të Donjeckut dhe t’i shkaktojë humbje maksimale armikut.

Rusia nisi më shumë se 90 sulme të pasuksesshme përgjatë vijës së frontit në lindje, me fokus në Bakhmut, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në konferencën e së mërkurës.

Përveç Bakhmutit, i cili ka qenë epiqendra e luftimeve për muaj me radhë, forcat ruse “përqendruan përpjekjet e tyre sulmuese në kryerjen e operacioneve në drejtimet Lyman, Avdijivka, dhe Shahtarsk”, raportoi ushtria.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, i tha televizionit ukrainas më 14 mars se luftime të ashpra po zhvillohen gjithashtu rreth Kreminës dhe vendbanimeve të tjera në veri të Bahmutit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: