MOSKË- Kryeministri rus, Dmitri Medvedev njoftoi sot se Rusia do t’i vendosë Ukrainës embargo për produktet ushqimore duke filluar nga data 1 janar 2016, data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Kievit dhe Bashkimit Evropian.

“Do të nënshkruaj dekretin përkatës”, deklaroi kreu i qeverisë, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve gjatë një takimi me zëvedëskryeministrat. Ai u shpreh se janë parashikuar edhe bisedime të reja, këtë të hënë në Bruksel, për shmangien e një vendimi të tillë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: