Rusia tani e tutje do të pranojë femra pilote për avionët luftarak në Forcën e saj Ajrore për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se vendimi për pranimin e femrave erdhi pasi ushtria mori “qindra letra” që shprehin interes për t’u regjistruar. “Do të ketë 15 femra në grupin e parë, i cili fillon trajnimin në tetor”, u shpreh Shoigu.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotet ruse njiheshin si “Skifteret e Stalinit”. Ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtriga të Natës”. Kjo gjeneratë e re e piloteve luftarake femra do të trajnohet në shkollën e aviacionit ushtarak Krasnodar, në jug të vendit. Akademia ka pranuar gra që nga viti 2009, por jo për pilotim, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb