Ndërsa qeveritë botërore kaluan pjesën më të madhe të vitit 2020 duke u përpjekur të përmbajnë pandeminë e koronavirusit, për fjalorin e njohur ”Collins” fjala e vitit ishte ”lockdown”.

”Collins” theksoi se fjala që përcakton “vendosjen e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprime shoqërore dhe qasje në hapësirat publike” u zgjodh sepse ishte “një përvojë unifikuese për miliarda njerëz në të gjithë botën.”.

Gjashtë nga 10 fjalët e përzgjedhura kishin të bënin me pandeminë, përfshirë “koronavirus”, “vetizolim” dhe “distancim shoqëror”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 50,2 milionë raste të koronavirusit të ri janë regjistruar në të gjithë botën dhe mbi 1,2 milionë persona kanë vdekur.

Fjalë të tjera që përbëjnë listën e shkurtër janë TikTok, fjala “BLM”, shkurtesa për “Black Lives Matter”, të cilën Collins e përkufizon si “një lëvizje që bën fushatë kundër dhunës dhe shtypjes racore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb